FBK me një sponsor të ri, lajm i madh për gjeneratat e reja

Basketboll

FBK me një sponsor të ri, lajm i madh për gjeneratat e reja

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 15:44
Pamje nga nënshkrimi

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe kompania “Vitaminka” sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, ku “STOBI FLIPS” do të jetë sponsor gjeneral i të gjitha ligave të kategorive të reja, në të dyja konkurrencat.

Marrëveshja njëvjeçare është nënshkruar sot në zyre të FBK-së nga përfaqësuesi i kompanisë “Vitaminka”, Luan Ajeti dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së, tha: “Stobi Flips ka qenë sponsor gjeneral i Përfaqësueses U18 të Kosovës dhe FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C që është mbajtur në fund të muajit korrik në Prishtinë dhe ashtu si ne edhe kompania Vitaminka jemi ndarë të kënaqur me mënyrën e bashkëpunimit, andaj edhe kemi vendosur që të gjejmë një tjetër mënyrë për të vazhduar këtë bashkëpunim, dhe kështu kemi vendosur bashkërisht që Stobi Flips të jetë marka që të do të mbështesë të gjitha ligat e kategorive të reja në të dyja konkurrencat.

Për ne është nder dhe kënaqësi që ligat tona të bartin si parashtesë emrin e një marke të fortë siç është Stobi Flips”. Luan Ajeti, përfaqësues i kompanisë “Vitaminka”, theksoi: "Për ne është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë të përkrahim rininë tonë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, andaj edhe kemi vendosur që kësaj radhe të përkrahim sportin, pra djemtë dhe vajzat e reja që luajnë basketboll.

Gjatë verës e kemi mbështetur Përfaqësuesen U18 të meshkujve dhe organizimin e Kampionatit, andaj edhe triumfi i kësaj Përfaqësuese na ka bërë krenar dhe kështu kemi vendosur që të vazhdojmë bashkëpunimin me FBK-në nëpërmjet sponsorizimit të ligave të kategorive të reja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat