Fitore e madhe e Prishtinës në Europe Cup

Basketboll

Fitore e madhe e Prishtinës në Europe Cup

Nga: K. Goca Më: 17 tetor 2018 Në ora: 22:08
Pamje nga ndeshja Z Mobile Prishtina vs. Cherkaski Mavpy

Z Mobile Prishtina tregoi lojë të madhe në përballje me ekipin nga Ukraina, Cherkaski Mavpy, duke shënuar fitore me rezultat 92:82 (27:15, 24:28, 19:21, 22:18), në ndeshjen e parë të grupit E të FIBA Europe Cup në basketboll. 

Në çerekun e parë Prishtina bëri lojë jashtëzakonisht të mirë, duke u shkëputur në epërsi me 12 pikë (27:15), dhe i dha motiv shtesë për minutat e ardhshme. Mysafirët u treguan më të rrezikshëm në çerekun e dytë, duke e ngushtuar rezultatin në 8 pikë (51:43). Bardhekaltrit dhanë maksimumin në dy çerekët e fundit, pasi që rivali dëshmoi lojë më të fortë, por jo edhe të arrij rezultat të favorshëm.

Çereku i tretë ka qenë më një ritëm të lartë qoftë të njëra palë qoftë te skuadra tjetër. Mysafirët kërkonin ta shkrinin epërsinë, kurse skuadra më e trofeshme në vendin tonë tregoi angazhim të pashoq dhe një siguri të madhe në lojë, ku në minutën e 30-të, rezultati 70:64 në favor të Prishtinës.

Në çerekun e fundit pa dyshim se edhe tifozët që ishin në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit u kapi ankthi, sepse rezultati ishte i ngushtë dhe nuk dihej asgjë deri në fund. Prishtina luajti me vetëmohim të pashoq dhe nuk ka lejuar që rivali ta shkrinë epërsinë, duke triumfuar me 10 pikë dallim (92:82). 

Dardan Berisha me 26 pikë ishte më efikasi te Z Mobile Prishtina, ndërsa pikë dyshifrore patën edhe Demario Mayfield (19), Khalid Boukichou e A.J. Davis me nga 15 pikë. Te mysafirët nga Ukraina, Brandon Yuong me 21 pikë ishte më i dalluari, ndërsa Chris Cokley i shtoi 16 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat