Blerim Krasniqi jep dorëheqje për dy arsye nga KB Lipjani

Basketboll

Blerim Krasniqi jep dorëheqje për dy arsye nga KB Lipjani

Nga: K. Goca Më: 19 tetor 2018 Në ora: 17:20
Blerim Krasniqi jep dorëheqje për dy arsye nga KB Lipjani

Blerim Krasniqi jep dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetrajnerit të klubit të basketbollit Lipjani. Krasniqi ka dhënë dorëheqje për dy arsye nga skuadra me të cilën kishte një fitore dhe tri humbje në Superligën e Kosovës.

“Problemet e shumta të natyrave të ndryshme janë edhe arsyeje e dorëheqjes. Kishte probleme jashtëzakonisht të mëdha financiare dhe po ashtu mos organizimi i duhur i tyre.

Esencialja ka qenë, problemet e mëdha financiare të cilat nuk përkasin një skuadre që garon në Superligë”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot, Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat