Efekti LeBron James, ja përfitimet e Lakersave

Basketboll

Efekti LeBron James, ja përfitimet e Lakersave

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 07:28
LeBron James

Kalimi i LeBron James nga Cleveland në Los Angeles ishte lajmi kryesorë i verës në NBA.

“Mbreti” konsiderohet si njëri nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

Edhe pse është 33 vjeçar, LeBron ka nënshkruar një kontratë maksimale me Lakers.

Mirëpo, përveç  lojtarit, edhe skuadra nuk ka mbetur keq me përfitimet.

Në ndeshjen hapëse në fushën e Lakers, skuadra ka shitur biletat pothuajse pesë herë më shtrenjtë se sezonet e kaluara.

Në vitin 2016 bileta për ndeshjen hapëse ishte 161 dollarë. Në vitin 2017 ajo u ngrit në 192, kurse në  sezonin kur LeBron do të luaj në parket, shuma rritet në 652 dollarë.

Me të vërtetë prezenca e LeBron James ka ndikim të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat