Sportistja e Kosovës nënë: Vajza që kam në krah...

Basketboll

Sportistja e Kosovës nënë: Vajza që kam në krah...

Nga: K. Goca Më: 21 tetor 2018 Në ora: 14:23
Valbona Bytyqi me vajzën e saj Inara

Ka qenë prej basketbollisteve më të mira në vendin tonë, Valbona Bytyqi. Gjithë karrierën e ka zhvilluar në klubin e Penzës nga Peja dhe ka qenë alfa e omega e këtij kolektivit, duke i sjellë tituj e Kupa! Valbona është nënë. Ajo ndihet krenare që ka një vajzë, Inara.

Image

Inara

“I falënderohem Zotit që kam fatin ta kam emrin më të bukur në botë të qenurit nënë, sakrificë e lodhje e gjitha por vajza që kam në krah e kompletoj jetën time, tash po e vazhdoj karrierën si ndihmëstrajnere në KB Penza. Gjasat më të mëdha janë të vazhdoj si lojtare me shumë”, tha Valbona për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Image

“Një falënderim i madh shkon për drejtoreshën e çerdhes ‘Pëllumbat e Paqes’ Merita Halitaj-Beqi, ku me ka përkrahur maksimalisht që të vazhdoj karrierën edhe si basketbolliste, po ashtu edhe Familjen time”, theksoi Valbona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat