Dënohet Rahoveci

Basketboll

Dënohet Rahoveci

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 16:51
Logo e Rahovecit

Klubi i basketbollit Rahoveci është ndëshkuar nga Komisari i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës. “FBK ka shqiptuar gjoba prej 675 euro për KB Rahovecin, pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në ndeshjen ndaj KB Ponte Prizreni. Vendimi sipas FBK është i bazuar në raportimet e delegatit ku përfshihen edhe hedhjet të gjësendeve në parket. Bordi i KB Rahoveci ka diskutuar lidhur me këtë vendim, ndërsa apelon te të gjithë që të mos përsërisin raste të tilla të cilat mund të sjellin dëme edhe më të mëdha për klubin, i cili edhe ashtu po përballet me problem të shumta duke u nisur nga ato financiare e deri të zhvillimi i ndeshjeve që duhet t’i bëjë çdo herë jashtë Rahovecit. Bordi kupton frustrimin që mund të kenë basketbolldashësit ndaj vendimeve të referëve, por hedhja e gjësendeve nuk mund të zgjidh këtë problem, andaj apelojmë që të hiqet dorë nga veprime të tilla. Bordi i KB Rahoveci me këtë rast dëshiron të falënderojë çdo mbështetës të skuadrës sonë i cili është krah KB Rahovecit në secilën situatë”, thuhet nga KB Rahoveci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat