Prishtina e fuqishme, gjunjëzon Steaua-n!

Basketboll

Prishtina e fuqishme, gjunjëzon Steaua-n!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2018 Në ora: 19:50
Pamje nga një ndeshje

Z Mobile Prishtina e hesht Bukureshtin, duke e gjunjëzuar me rezultat 87:81 (19:21, 24:15, 11:21, 33:24) Steaua-n, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit E të kualifikueseve për FIBA Europe Cup në basketboll. Në 20 minutat e para ka pasur kthesa në rezultat.  Steaua udhëhoqi me 3:0 me një trepikësh te Ante Delas. Në minutën e 5-të, skuadra rumune krijoi epërsi deri në 6 pikë (10:4), duke thelluar në 8 sosh (17:9). Prishtina mobilizohet dhe ngushtoi epërsinë në 4 pikë (17:13) në minutën e 8-të. 

Çerekun e parë Steaua e përfundoi me rezultat 21:19 në favor të vetin, ndërsa në minutat vijues u dëshmua lojë e fortë dhe Prishtina barazon rezultatin 27:27 falë trepikëshit te Divine Myles dhe pastaj edhe të një gjuajtjes së lirë. Në minutën e 17-të, Prishtina në epërsi (29:31), për të përfunduar pjesën e parë me shtatë pikë (36:43) dallim në favor të vetin. Pjesa e dytë dramatike, skuadra rumune këndellet dhe arriti të ngushtoi rezultatin në 46:48 dhe pastaj të kaloi edhe në epërsi me një pikë 49:48 pikërisht në minutën e 25-të.

Në fakt, Steaua ishte shumë më e mirë në çerekun e tretë dhe si rrjedhojë e kësaj edhe shkëputet në epërsi me 3 pikë (57:54) në minutën e 30-të. Në minutën e 31-të, rezultati baras (59:59), pastaj edhe 59:61 në favor të Prishtinës. Në minutën e 32-të, Prishtina avancon me 4 pikë (59:63), kurse në atë të 37-tën shkëputen në shtatë pikë dallim (70:77). 35 sekonda pa përfunduar takimi, barazohet rezultati 81:81. Në fund Prishtina fiton me 87:81, kjo është fitorja e dytë e Prishtinës dhe përforcon hapin për kualifikim. Basketbollisti Khalid Boukichou me 29 pikë, i ndihmuar nga Dardan Berisha me 23 sosh, janë me të merituarit për fitoren e madhe.

Steaua-Z Mobile Prishtina 81:87

Palestra e sportit “Polivalenta” në Bukuresht.

Gjyqtarë: Nikolaos Somos (Greqia),  Alexey Davydov (Rusia), Can Mavisu (Turqia).

Steaua: Delas 16,  Gjuriq 20, Mandache 11, Spencer 24, Virna 3,  Vllahoviq 5, Arion, Chitu, Cirstoveanu, Malesheviq 2, Mandache,  Negoitescu dhe Petrache.

Z Mobile Prishtina: Anderson 9, Berisha 23, Davis 12, Krestinin 3, Myles 9, Boukichou 29, Bunjaku, Ismaili, Jakupi, Mayfield 2, Morina dhe Rugova.

Grupi E

Cherkaski- Bakken Bears 77:106

Steaua-Prishtina      81:87

Tabela

1. Bakken Bears  2       2       0       4      

2. Z Mobile Prishtina   2       2       0       4      

3. Cherkaski Mavpy     2       0       2       2      

4. Steaua   2       0       1       2

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat