Prishtina sfidë të vështirë në Danimarkë

Basketboll

Prishtina sfidë të vështirë në Danimarkë

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 15:00
Pamje nga një ndeshje

Pas dy fitoreve radhazi në Grupin E të FIBA Europe Cup, basketbollistët e Z Mobile Prishtinës tani do të ballafaqohen me ekipin e Bakken Bears nga Danimarka.

Ndeshja do të zhvillohet në qytetin Risskov të Danimarkës të martën me fillim nga ora 18:30.

Edhe skuadra daneze ashtu si ajo prishtinase i kanë nga dy fitore në kuadër të Grupit E të FIBA Europe Cup, ndërsa danezët e kryesojnë këtë grup.

Z Mobile Prishtina e ka nisur edicionin në FIBA Europe Cup me këmbë të mbarë pasi ka triumfuar në shtëpi të vet në përballje me ekipin ukrainas, Cherkaski Mavpy me rezultat 92:82, dhe më pas si mysafir ka shënuar fitore në ballafaqim me rumunët e Steaua Bucuresti me shifrat 87:81.

Ashtu si Z Mobile Prishtina, edhe Bakken Bears janë kampion të shumëfishtë të shtetit të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat