Thompson thyen rekord për tre pikësha, Warriors nuk fitojnë sërish

Basketboll

Thompson thyen rekord për tre pikësha, Warriors nuk fitojnë sërish

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 11:48
Kampionët në fuqi të NBA kanë arritur një tjetër fitore.

Kampionët në fuqi të NBA kanë arritur një tjetër fitore.

Golden State Warriors vazhdojnë të pandalshëm rrugëtimin për të mbrojtur titullin në NBA. S

kuadra që po dominon basketbollin amerikan vitet e fundit shkatërroi 149-124 Chicago Bulls në “United Center”.

Ylli i kësaj ndeshjeje nuk ishte Stephen Curry, që shënoi 23 pikë, por Klay Thompsom, që realizoi në total plot 52 pikë, të gjitha në më pak se 27 minuta lojë, pra në vetëm tri periudha.

Një mbrëmje për t’u mbajtur mend për 28-vjeçarin, që ishte i saktë në plot 14 herë në gjuajtjet për tre pikë, duke thyer rekordin e Stephen Curryt (13), si dhe mban rekordin e numrit të pikëve në një ndeshje për këtë sezon.

Tjetër humbje për Los Angeles Lakers dhe LeBron James, këtë herë 124-120 në fushën e Minnesota Timberwolves.

Shkëlqeu Jimmy Butler me 32 pikë, 4 asistime dhe 6 kërcime. Në krahun tjetër LeBron James, shënoi në total 29 pikë.

Milwaukee Bucks dhe Toronto Raptors ishin dy skuadrat e vetme që nuk kishin pësuar humbje në këtë fillim sezoni të NBA.

Në përplasjen mes tyre triumfuan Bucks 124-109, por në Fiserv Forum të Milwaukee-t munguan yjet Giannis Antetokounmpo dhe Kawhi Leonard. Serge Ibaka u dallua me plot 30 pikë për Raptors, por diferencën e bëri stoli i Bucks, me plot shtatë lojtarë që shënuan mbi 10 pikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat