Z Mobile Prishtina regjistron humbjen e parë në FIBA Europe Cup, pëson nga Bakken Bears

Basketboll

Z Mobile Prishtina regjistron humbjen e parë në FIBA Europe Cup, pëson nga Bakken Bears

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 20:43
Z Mobile Prishtina

Ka ardhur humbja e parë për Z Mobile Prishtina në garën FIBA Europe Cup, ku ka pësuar humbje si mysafir Bakken Bears.

Skuadra daneze e nisi më mirë sfidën duke i shënuar shtatë pikë më shumë se prishtinasit (28:21) në çerekun e parë.

Diferenca në dhjetëminutëshin e dytë ishte tri pikë (28:25), ashtu që nikoqirët shkuan në pushim me avantazh prej 56-46.

Vendasit vazhduan të luanin më mirë edhe në fraksionin e tretë (28:21) duke e ngritur akoma më shumë epërsinë.

Pas çerekut të katërt (24:17), Bakken Bears fitoi me epërsi të lartë (108-84) kundër skuadrës nga Kosova.

Kjo është humbja e parë e Z Mobile Prishtinës në Grupin E të FIBA Europe Cup pas tri ndeshjes, ku mban vendin e dytë me pesë pikë.

Bakken Bears është lider me gjashtë pikë nga tri fitore të arritura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat