Celtics ia shkaktojnë humbjen e parë Milwaukee Bucks

Basketboll

Celtics ia shkaktojnë humbjen e parë Milwaukee Bucks

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 12:07
Milwaukee Bucks

Befasia e këtij sezoni në NBA, pëson disfatën e parë sezonale.

Milwaukee Bucks, ka befasuar për të mirë në këtë start të sezonit, duke i fituar të shtatë sfidat e para. 

Por mbrëmë ishte ekipi i Boston Celtics që në TD Garden e mposhti skuadrën e Bucks me rezultat 117-113.

Një paraqitje shumë e mirë e Kyrie Irving që realizoi 28 pikë, ia dhuroi fitoren ekipit nga Boston, kurse për Bucks nuk mjaftoi Giannis Antetokounmpo i cili e mbylli ndeshjen me 33 pikë të realizuara.

Me një super Russell Westbrook në fushë i cili realizoi 29 pikë, 10 asistime dhe 8 kërcime, Oklahoma City Thunder iu gëzua fitores 111-107 në fushën e Charlotte Hornets. Për ekipin nga Oklahoma kjo ishte fitorja e tretë këtë stinor.

Tjetër humbje për Cleveland Cavaliers, që zhgënjyen në fushën e tyre “Quicken Loans Arena” përballë Denver Nuggets. 91-110 përfundoi kjo ndeshje.

Denver që po kalon një formë të jashtëzakonshme me shtatë fitore dhe një humbje tani është në krye të Konferencës së Perëndimit.

Joel Embiid ishte i pandashëm në fitoren 122-113 të Philadephia 76ers përballë Los Angeles Clippers. 41 pikë dhe 13 rikuperime për yllin e 76ers në vetëm 33 minuta mbi parket.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat