Në Prizren ndeshen rivalët e vjetër

Basketboll

Në Prizren ndeshen rivalët e vjetër

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 14:20
KB Bashkimi

Të shtunën në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në basketboll do të ballafaqohen Bashkimi – Trepça, duel ky që do të luhet me fillim nga ora 19:00 në palestrën e sportit në Prizren.

Ndërkaq në kuadër të kësaj xhiroje në program të dielën është ndeshja në mes Golden Eagle Ylli – Borea që do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00 në palestrën “13 Qershori” në Therandë, kurse dueli në mes Ponte Prizrenit dhe Z Mobile Prishtinës është shtyrë për shkak të obligimeve të ekipit bardhekaltër në garat evropiane, më saktësisht në FIBA Europe Cup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat