LeBron tejkalon Nowitzkin në listën e realizatorëve, ja çfarë thotë ky i fundit

Basketboll

LeBron tejkalon Nowitzkin në listën e realizatorëve, ja çfarë thotë ky i fundit

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 00:40
LeBron tejkalon Nowitzkin në listën e realizatorëve, ja çfarë thotë ky i fundit

Në ndeshjen ndaj San Antonio Spurs, LeBron James tejkaloi Dirk Nowtizkin në listën e realizatorëve.

“Mbreti” është ngjitur në pozitën e gjashtë, të lojtarëve me më së shumti pikë nga të gjitha kohërat.

Gjermani Nowitzki numëronte 31187 pikë në total. LeBron James realizoi pikën e 31188 në ndeshjen ndaj Spurs.

LeBron aktualisht aktivizohet me skuadrën e LA Lakers dhe po bën punë mjaftë të mirë.

“Mbreti” me gjasë do të ngjitet shumë më lartë se pozita e gjashtë në renditje.

Nowitzki pas kësaj ndodhie është shprehur: “Është nder të tejkalohesh prej njërit nga më të mirët në histori”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat