Bashkimi triumfon në derbi

Basketboll

Bashkimi triumfon në derbi

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 13:17
Pamje nga ndeshja

Basketbollisteve të Bashkimit u ka takuar derbi i xhiros së gjashtë në Ligën e Femrave në ballafaqim me Prishtinën.

Prizrenaset kanë shënuar fitore në kryeqytet me rezultat 84:72 (28:12, 14:30, 24:12, 18:18).

Më të merituarat për fitoren e Bashkimit ishin Mari Stewart me 31 pikë, Danisha Shaw me 25 dhe Vlera Vraniqi me 10 pikë.

Te Prishtina më efikaset ishin Irma Konjusha me 26 pikë, Ermelinda Shatri me 15, Marigona Rushiti me 13 dhe Saranda Daci me 12 pikë.

Në gjashtë xhiro të zhvilluara deri më tani në elitën e basketbollit femëror në vendin tonë, prizrenaset kanë po aq fitore të regjistruara, derisa në anën tjetër kryeqytetaset e kanë regjistruar humbjen e dytë, pasi që javë më parë ishte Penza ajo që i ka njoftuar me humbje basketbollistet bardhekaltra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat