Ylli – Bashkimi, derbi i fundjavës në Superligën e Kosovës në basketboll

Basketboll

Ylli – Bashkimi, derbi i fundjavës në Superligën e Kosovës në basketboll

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 13:58
Ylli – Bashkimi

Sot (e shtunë) me përballjen në mes Rahovecit dhe Boreas që do të luhet me fillim nga ora 17:00 në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë do të nis xhiroja e tetë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Rahoveci në shtatë xhirot e para ka regjistruar gjashtë fitore e një humbje, kurse Borea ka bilanc prej dy fitoresh e pesë humbjesh.

Ndërkaq, po të shtunën në program është dueli në mes Trepçës dhe Z Mobile Prishtinës. Ky takim do të luhet në ora 19:00 në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë – shkruan në njoftimin e FBK-së.

Trepça në shtatë xhiro ka realizuar dy fitore pesë humbje, kurse Z Mobile Prishtina ka bilanc prej gjashtë ndeshjesh dhe po aq fitoresh.

Ndërkohë, të dielën në program janë dy ndeshje të tjera, ku në ora 17:00 në palestrën e sportit “13 Qershori” në Suharekë Golden Eagle Ylli e pret Bashkimin, kurse dy orë më vonë në palestrën e sportit “Sezai Surroi”, Ponte Prizreni e pret Lipjanin.

Golden Eagle Ylli ka bilanc prej katër fitoreve dhe tri humbjeve, kurse Bashkimi ka regjistruar tri fitore e katër humbje.

Ponte Prizreni në shtatë xhiro ka shënuar tri fitore e tri humbje, kurse Lipjani ka realizuar një fitore e gjashtë humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat