Kampioni as në tokë as në qiell

Basketboll

Kampioni as në tokë as në qiell

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 10:55
Pamje nga një ndeshje

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore më lehtë se sa që është pritur në ballafaqim me Bashkimin në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Në palestrën "13 Qershori" në Suharekë ka përfunduar me rezultat 93:68.

Më të dalluarit te skuadra fituese ishin Robert Jones me 32 pikë, 12 kërcime e 5 asistime, Clayton Terrell me 17 pikë, 6 kërcime e 14 asistime dhe Romelo Banks me 12 pikë e 7 kërcime.

Te ekipi kampion në fuqi më efikasit ishin Jordan Capps me 25 pikë e 6 kërcime dhe Ujkan Karanezi me 16 pikë e 11 kërcime.Kampioni as në tokë as në qiell.

Ndërkohë të dielën është luajtur një tjetër ndeshje, ajo në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren, ku Ponte Prizreni ka triumfuar me shifrat 84:67 ndaj Lipjanit.

Më të merituarit për fitoren e skuadrës prizrenase ishin Eliot Cole me 23 pikë, 6 kërcime e 5 asistime, Urim Zenelaj me 16 pikë, 13 kërcime e 6 asistime dhe Blend Matoshi me 12 pikë.

Te Lipjani koshashënuesit më të mirë ishin Stacey Lambert me 19 pikë, 6 kërcime e 3 asistime dhe Maurice Williams me 14 pikë e 8 kërcime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat