Në Suharekë do të takohen Golden Eagle Ylli-Trepça

Basketboll

Në Suharekë do të takohen Golden Eagle Ylli-Trepça

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 14:30
Pamje nga një ndeshje

Xhiroja e nëntë në Superligën e Kosovës në basketboll do të nis të enjten me dy ndeshje që do të zhvillohen, njëra në Suharekë dhe tjetra në Pejë.

Në Suharekë do të takohen Golden Eagle Ylli-Trepça me fillim nga ora 19:00 në palestrën "13 Qershori", derisa në të njëjtën orë, por në "Karagaçi" të Pejës, Borea është nikoqire e Ponte Prizrenit.

Golden Eagle Ylli në tetë ndeshje të luajtura deri më tani ka regjistruar 5 fitore e 3 humbje, kurse Trepça ka bilanc prej 2 fitore e 6 humbje.

Borea në tetë xhiro ka realizuar 2 fitore e 6 humbje, derisa Ponte Prizreni në shtatë ndeshjet e luajtura ka bilanc prej 4 fitore e 3 humbje.

Ndërkaq të premten është në program dueli në mes Lipjanit dhe Z Mobile Prishtinës që do të luhet në kryeqytet me fillim nga ora 19:00, kurse të shtunën do të zhvillohet takimi i fundit i xhiros së nëntë, ai në mes Bashkimit dhe Rahovecit duke filluar nga ora 19:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat