Moment historik për James, parakalon legjendën Wilt Chamberlain

Basketboll

Moment historik për James, parakalon legjendën Wilt Chamberlain

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 11:23
Ylli i Los Angeles Lakers LeBron James

Ylli i Los Angeles Lakers vazhdon të shkruajë historinë në NBA.

LeBron James nuk ka të ndalur as te Los Angeles Lakers. 33-vjeçari realizoi 44 pikë, 10 asistime dhe 9 kërcime në fitoren 126-117 të kalifornianëve në “Staples Center” ndaj Portland Trail Blazers.

Pikërisht me këto pikë që i shtohen karrierës së tij LeBron ka parakaluar një legjendë të NBA, të madhin Wilt Chamberlain, duke arritur vendin e pestë në mesin e koshashënuesve më të mirë të të gjitha kohëve me gjithsejtë 31.425 pikë.

Pëson humbjen e dytë radhazi skuadra kyesuese e Konferencës së Lindjes, Toronto.

Raptors u dorëzuan në fund 104-106 në “Scotiabank Arena” ndaj Detroit Pistons. Shkëlqeu Blake Griffin me 30 pikë e 12 kërcime ndërsa në radhës e skuadrës kanadeze nuk rezultuan të mjaftueshme 22 pikët e Kawhi Leonard.

Memphis Grizzlies arrijnë t’i shkaktojnë humbjen e katërt sezonale Milwaukee Bucks me rezultatin 116-113.  Giannis Antetokounmpo realizoi 31 pikë, por me gjithë mbështetjen e Middleton, që shtoi 25 të tjera, nuk arriti t’i ndalte Grizzlies.

Oklahoma City Thunder morën fitoren e radhës në ndeshjen e radhës pa yllin e skuadrës Russell Westbrook, duke shkelur 128-103 New York Knicks.

Shkëlqen Paul George me 35 pikë në total, ndërsa Enes Kanter 19 pikë dhe Hardaway Jr. 20 pikë nuk mund të bënin më shumë për Knicks. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat