Përzgjedhësi i Kosovës publikon listën për ndeshjet me Rumaninë dhe Maqedoninë

Basketboll

Përzgjedhësi i Kosovës publikon listën për ndeshjet me Rumaninë dhe Maqedoninë

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 17:38
Përzgjedhësi i Kosovës publikon listën për ndeshjet me Rumaninë dhe Maqedoninë

Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Damir Mulaomeroviq e ka publikuar listën e gjerë të kombëtares A, e cila më 29 nëntor dhe 2 dhjetor do të zhvillojë ndeshjet në kuadër të Grupit B të parakualifikimeve për Eurobasket 2021. Kosova më 29 nëntor do të përballet me Rumaninë në qytetin Oradea, kurse më 2 dhjetor në Gjevgjeli do të ballafaqohet me Maqedoninë. Kosova më 13 shtator në shtëpi të vet është mposhtur nga Maqedonia me rezultat 76:73, derisa kjo e fundit ka triumfuar edhe ndaj Rumanisë me shifrat 90:76 dhe kështu i prin Grupit B.

Kosova në ndeshjen e fundit në kuadër të kësaj faze parakualifikuese do të përballet me Rumaninë në Prishtinë më 24 shkurt 2019. Fituesi i këtij grupi do të kualifikohet në kualifikime për Eurobasket 2021 që do të fillojnë në nëntor të vitit të ardhshëm, kurse dy kombëtaret e tjera e kanë edhe një shans tjetër për t'u kualifikuar, por nëpërmjet një raundi shtesë që do të luhet në gusht të vitit 2019. Emër i ri në kombëtaren e Kosovës është basketbollisti i natyralizuar, amerikani Malcolm Arsmtead, i cili luan në pozitën e plejmejkerit dhe i cili pritet të ndihmojë dukshëm ekipin e Kosovës në këto ndeshje mjaft të rëndësishme për Përfaqësuesen tonë.

Armstead 29 vjeçar (183 centimetra) aktualisht është lojtar i skuadrës Buyukçekmece, anëtare e Superligës së Turqisë. Ai më parë ka luajtur edhe për Krka (Slloveni), Avtodor Saratov (Rusi), AEK Athens (Greqi), Istanbul BB (Turqi), Ye?ilgiresun Belediye (Turqi), Nept?nas (Lituani) dhe Rethymno Cretan Kings (Greqi). Duhet theksuar se Kombëtarja A më 24 nëntor do të udhëtoj për në Debrecen të Hungarisë, ku do të qëndroj deri më 28 nëntor në përgatitje të përbashkëta, dhe më pas do të niset për në Oradea për t’u ballafaquar një ditë më vonë me Rumaninë, derisa pas ndeshjes me rumunët do të niset për në Gjevgjeli për t’u përballur me Maqedoninë më 2 dhjetor.

Lista e Kosova A:

Dardan Berisha (kapiten)/KB Z Mobile Prishtina, Fisnik Rugova (KB Z Mobile Prishtina), Lis Shoshi (BC Maccabi Ashdod), Gëzim Morina (Sencur GDD), Meriton Ismaili (Z Mobile Prishtina), Ergin Grosha (KB Bashkimi), Leonard Mekaj (KB Golden Eagle Ylli), Valon Bunjaku (KB Z Mobile Prishtina), Andi Shehu (Leone Ajdovscina), Rron Ukaj (Rahoveci), Altin Morina (Z Mobile Prishtina), Mikaile Tmusic (KB Z Mobile Prishtina), Muhamedali Janjeva (KB Feronikeli) dhe Malcolm Armstead (BC Buyukçekmece).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat