Pireva tekniku më i mirë, premton suksese në arenën ndërkombëtare

Boksi

Pireva tekniku më i mirë, premton suksese në arenën ndërkombëtare

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 17:42
Besart Pireva

Sot u mbajt turneu ndërkombëtar i boksit për nder të pavarësisë së Kosovës, ndërsa boksierët treguan formë të mirë. 
Në turneu u paraqitën boksierët nga Kosova, Maqedonia e  Veriut  dhe Shqipëria.  

Reprezentuesi i Kosovës, (81 kg) Besart Pireva, tregon shpirt luftarak dhe një teknikë të përsosur në ring, duke e mposhtur bindshëm prizrenasit Endrit Hoxha. 

Pireva u shpall tekniku më i mirë i turneut “Pavarësia”.   Pas meçit, Pireva tha se ky çmim është edhe një motiv shtesë për sfidat e ardhshme. 

Image

Pireva me fanellë të kuqe

“E vlerësoj shumë këtë trofe, gjithmonë mundohem të perfeksionoj teknikën time të boksit.

Prandaj është nder të shpallem tekniku më i mirë, kjo kupë është një motiv shtesë që të përmirësohem edhe më shumë dhe të sjelli edhe më shumë suksese nga arena ndërkombëtare Kosovës”, tha Pireva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat