Joshua vjen me një mesazh të fuqishëm

Boksi

Joshua vjen me një mesazh të fuqishëm

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 13:28
Joshua vjen me një mesazh të fuqishëm

Anthony Joshua së fundmi është mposhtur në meçin e zhvilluar ndaj Usyk, por duket të ketë rikuperuar vetën nga ajo humbje.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Instagram”, Joshua ka thënë se ka analizuar sfidën e tij ndaj ukrainasit dhe është i gatshëm të rikthehet.

“E kam shikuar meçin, kam analizuar përgatitjet e mia dhe kam identifikuar gabimet. Kam mësuar nga gabimi im. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e dërguara.

Mos u shqetësoni për mua, shpirti im është i fortë”, shkroi ai.

Së fundmi, është raportuar nga Sky Sports se meçi mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt mund të ndodhë, por nuk ka asgjë zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat