Shqiptari e hesht Beogradin, pas ndalimit të Kosovës

Boksi

Shqiptari e hesht Beogradin, pas ndalimit të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 30 tetor 2021 Në ora: 12:43
Beqiri është me të kaltër

Serbia e Aleksandër Vuçiqit, si gjithmonë e njohur me urrejtje të shfrenuar kundër shqiptarëve, ndaloi Kombëtaren e Kosovës që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror në boks, që po mbahet në Beograd, por nuk po mundet t’i ndalojë fitoret e boksierit të Kombëtares së Shqipërisë, Alban Beqiri! 

Kosovën iu mohua e drejta në Botëror nga një shtet që nuk respekton të drejtat e njeriut, nga një shtet që kreu gjenocid në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.

AIBA nuk e bëri punën si duhet sepse me një ultimatum të fuqishëm, Serbia e Vuçiqit do të zmbrapsej!  AIBA nuk reagoi ashtu si duhet ndaj Serbisë.

Megjithatë boksieri Alban Beqiri po tregon zemër të madhe dhe po e hesht Beogradin. Shqipëria nuk u prit aspak në mënyrë miqësore, ku tifozët serbë i fishkëlluan dhe i gjuajtën edhe me gjësende të ndryshme gjatë hapjes së ceremonisë së Kampionatit Botëror.

Beqiri ka shënuar dy fitore deri me tash, duke e mundur kenianin Boniface Maina, pastaj edhe lituanin Saimonas Banys.

Beqiri është në të 16-ën e finales. Beqiri po tregon zemër shqiptari në Beograd dhe synon të futet në zonën e medaljeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat