Joshua nis përgatitjen për revanshin

Boksi

Joshua nis përgatitjen për revanshin

Më: 1 prill 2022 Në ora: 12:05
Joshua nis përgatitjen për revanshin

Boksieri britanik Anthony Joshua ka nisur përgatitjen për revanshin që do të zhvillojë ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk. Kjo sfidë e vlefshme për titujt kampionë bote në peshën e rëndë që mbahen nga Usyk, pritet të zhvillohet në qershor të këtij viti, në Londër ose në Lindjen e Mesme.

Në prag të duelit, Joshua ka njoftuar se tashmë do të stërvitet nga trajneri i ri Angel Fernandes.

“Ai ka qenë pranë meje në tri vitet e fundit dhe në tri duelet e fundit për titull.

Tashmë ai do të ketë më shumë kompetenca, do të ketë më shumë rol”, u shpreh Joshua,

Fernandes (zuri vendin e Robert McCracken) do të planifikojë stërvitjen e Joshua, me shpresën që britaniku të rikthehet kampion bote në peshën e rëndë. Ai iu bashkua stafit të Joshua në vitin 2019, pas humbjes që ai pësoi ndaj Andy Ruiz. Joshua do të përgatitet në Londër për duelin e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat