Florian Marku nuk është më me trajnerin grek! Trajneri i ri që e solli të fitonte me Knockout

Boksi

Florian Marku nuk është më me trajnerin grek! Trajneri i ri që e solli të fitonte me Knockout

Më: 3 prill 2022 Në ora: 11:28
Florian Marku nuk është më me trajnerin grek! Trajneri i ri që e solli të fitonte me Knockout

Florian Marku është rikthyer pas disa kohësh që të fitojë me KNOCK OUT ndaj Jenkins. Në përballjet e fundit, boksieri shqiptar ia kishte dalë që të triumfonte vetëm me pikë.

Por duket se tanimë Marku e ka ndërruar trajnerin për të shkuar në nivelet më të larta. Aktualisht Floriani nuk është më duke u stërvitur nga greku George Armagos, por nga Grant Smith.

Në ndryshim nga më parë, boksieri shqiptar është parë më i durueshëm dhe kur ishte i pakënaqur me mënyrën sesi po shkonte sfida.

Shumë persona thonë në rrjetet sociale se Floriani i vjetër do e kishte humbur durimin. Por këtë herë qëndroi i qetë dhe priti për përfundimin spektakolar, me trajnerin e ri që i risjellë fitoren e pastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat