Marku: Jemi në diskutime që meçi i radhës të jetë në Shqipëri

Boksi

Marku: Jemi në diskutime që meçi i radhës të jetë në Shqipëri

Më: 6 prill 2022 Në ora: 11:29
Marku: Jemi në diskutime që meçi i radhës të jetë në Shqipëri

Boksieri shqiptar Florian Marku ka njoftuar se është në diskutime në lidhje për ta zhvilluar një meç në Shqipëri.

Marku, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare “Facebook”, ka thënë se mezi po pret që të rikthehet për një ndeshje në Shqipëri.

“Mezi po pres te rikthehem per një ndeshje në Shqipëri dhe ta shof atmosferën plotë me flamura Kuq e Zi. Jemi në diskutime që ndeshja e radhës të jetë në Shqipëri”, shkroi Marku.

Kujtojmë se, pak ditë më parë Marku arriti të mbrojë titullin në IBF ndaj britanikut Chris Jenkins, përballje e cila ishte zhvilluar në Newcastle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat