Florian Marku: Nëna nuk më sheh...

Boksi

Florian Marku: Nëna nuk më sheh...

Më: 8 prill 2022 Në ora: 17:58
Florian Marku

Boksieri shqiptar Florian Marku mbrojti titullin kampion, por ai nuk ndalet, pasi kërkon të unifikojë titujt dhe një ditë të jetë numri një në botë. Në një lidhje skype për emisionin “Sport News” në News 24, Marku rrëfeu disa nga planet e tij.

Marku zbuloi se ka ardhur koha që ndeshjen e radhës ta zhvillojë në “Air Albania” dhe mundësitë janë shumta, sepse promotori i tij ka ndikim të madh dhe gjiganti mediatik Sky dhe partnerët e tjerë.

Gjithashtu Floriani tregoi edhe ndryshimin e stilit, nga kick-box në boks, ku sipas tij, boksi është shumë më i vështirë se të gjitha sportet e tjera luftarake, pasi duhet të qëndrosh deri në 12 raunde në ring.

Kampioni i boksit foli edhe për momentin më të mirë gjatë jetës së tij dhe të preferuarin e tij në boks, që e ka idhull. Ai tha se mamaja nuk e ndjek kur ai bokson, vetëm pas duelit e mëson se nëse ka fituar, që për fat, deri tani ka marrë gjithnjë lajme të mira.

"Nëna nuk më sheh në ring, në verë duel në “Air Albania”", thotë Marku,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat