Në Kosovë nuk e vlerësuan Besartin, iku nga padrejtësitë, media italiane e ngre në qiell

Boksi

Në Kosovë nuk e vlerësuan Besartin, iku nga padrejtësitë, media italiane e ngre në qiell

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 nëntor 2022 Në ora: 13:27
Besart Pireva

Si boksier në Kosovë, Besart Pireva, nuk u trajtua si duhet, nuk ia ditën vlerën dhe nuk ia dhanë vendin e merituar. 

Talenti më të madh që kishte Kosova, me 4 korrik të vitit të kaluar, në moshën 21-vjeçare, e braktisi boksin në vendin tonë, duke pa padrejtësitë që i bëheshin mori rrugën për në Itali. 

Media italiane i thur elozhe boksierit që në javën e tretë të nëntorit do të debutojë në boksin profesionist.    

“Besart Pireva në qendër të takimit të radhës në Castelfidardo”, ka shkruar mediumi rajonal italian “altrogiornalemarche.it”.

“Dymbëdhjetë meçe të planifikuara për takimin e publikuar nga BC Castelfidardo, si ngjarje kryesore do të jetë debutimi i boksierit të Kosovës, Besart Pireva, i cili cila pret shtetësinë italiane për të kaluar më pas në ekipin Castelfidardo të udhëhequr nga trajnerët Marra dhe Gabbanelli. 

Pireva deri tash ka luftuar si amator në takimet e klubit Castelfidardo dhe tani me licencën e vendit të tij do të debutojë (në boksin profesionist).

Në këtë test të parë ai do të përballet me Efraim Valentinin, një sportist me origjinë kongoleze, por prej kohësh banues në Itali.

Një boksier që në luftën e tij të pestë mburret me një barazim kundër Alessandro Benedetti si rezultati i tij më i mirë. Një ndeshje debutuese e cila përtej rezultatit do të duhet të nxjerrë në pah mundësitë e Pirevës, i cili ka bërë gjëra të shkëlqyeshme në palestër”, shkruan ndër të tjera mediumi italian.

Gjithçka është gati për të dielën e ardhshme përkatësisht me 20 nëntor duke filluar nga ora 17:00.

Pireva, vitin e kaluar u largua duke thënë mes të tjera për gazetën kombëtare “Bota sot”: “Jam i pakënaqur me të gjithë, si me federatën si me trajnerët dhe klubet e boksit të Kosovës që nuk na mundësojnë as një lloj kushte për stërvitje e as kushte elementare. 

Ne si sportistë kemi lënë të gjitha mbrapa, me shkolla, me punë më të gjithë për me përfaqësuar Kosovën dhe në fund nuk kemi përkrahje as financiare as morale nga shteti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat