Jubani nënkampion i Evropës për shkollorë

Boksi

Jubani nënkampion i Evropës për shkollorë

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 13:08
Jubani 

Kristian Jubani i ka dhënë Shqipërisë një medalje të argjendtë në boks, pasi 14-vjeçari ka mbërritur deri në finalen e Kampionatin Evropian të këtij sporti për grupmoshën e shkollorëve, aty ku të premten është përballur me kampionin e Ukrainës, Mikhailo Sidorenko.

Në fakt, sipas informacion të përcjellë për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, Renato Kurti, i cili shoqërohet nga trajneri tjetër, Antonet Rapushi, Shqipëria ka shkuar në këtë Kampionat Evropian të Nën-14-vjeçarëve me 3 sportistë dhe më 19 gusht, në kategorinë e peshës trupore deri 50 kg, Antonio Hoxha u mund përballë një boksieri nga Moldavia, kurse dy ditë më pas, më 21 gusht, në ring është ngjitur Marsid Hoxha, i cili, në kategorinë e peshës deri në 75 kg, u mund përballë një boksieri spanjoll.

Kristian Jubani e zhvilloi ndeshjen e parë me 18 gusht, teksa mundi një boksier nga Mali i Zi, duke fituar me vendim unanim, duke vijuar 3 ditë më vonë, në çerekfinale, të mundte rivalin sllovak me rezultatin 5-0.

Ndërkaq, në gjysmëfinale, boksieri kuqezi pati një duel të fortë përballë një boksieri gjerman, por edhe atë e ka mundur me vendim unamim, me shifrat 5-0, duke siguruar kështu vendin në finalen e madhe të së premtes.

Atu ky, edhe pse nuk ia ka dalë, teksa është mundur 5-0 nga boksieri ukrainas Mikhailo Sidorenko, Kristian Jubani sidoqoftë është shpallur nënkampion i Evropës për Nën-14-vjeçarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat