Puka krijon ekip

Boksi

Puka krijon ekip

Më: 24 mars 2024 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Tërbuni i Pukës është skuadra më e re e boksit që i shtohet kampionatit shqiptar. Bashkia Puka ka dhënë dritën jeshile, duke miratuar krijimin e ekipit të boksit në qytetin verior.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Pukës, ku pas diskutimeve të anëtarëve, kanë marrë votat përkatëse realizimi i disa projekteve të paraqitura nga kryetari Rrok Dodaj. Njëri prej tyre që ka qenë edhe miratimi i krijimit të ekipit të boksit, një risi kjo për Bashkinë Pukë.

Kjo është bërë e mundur pas një bashkëpunimi të mirëfilltë me dy specialistët e sportit të boksit, ish kampionë të Vllaznisë, vëllezërit Emiliano dhe Klaodio Çekini. Emiliano ka shpalosur projektin e tij të zhvillimit të sportit të boksit në Pukë.

Ndër të tjera, Çekini ka premtuar se me përvojën e tyre disa vjeçare në këtë sport, do të bëjnë të mundur që Puka të përfaqësohet denjësisht në aktivitetet kombëtare të boksit, madje deri në kufijtë e pretendimet për fitimin e titullit kampion kombëtar, fillimisht me moshat dhe më pas edhe me të rriturit.

Përpos kësaj, Çekini ka premtuar që në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Boksit, në Pukë të organizohen aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare boksi duke bërë që rinia pukjane të afrohet sa më shumë me këtë sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat