Robin Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez

Boksi

Robin Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez

Më: 4 maj 2024 Në ora: 10:40
Robin Haxhi Krasniqi

Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi do të rikthehet sonte në ring pas fitores ndaj Nadjib Mohammedi.

Krasniqi sonte kundërshtar do ta ketë boksierin portugez, Jorge Silva.

Jorge, i cili vjen nga Portugalia ka 22 fitore dhe nëntë humbje në karrierë.

Derisa, Krasniqi ka zhvilluar deri më tani 60 ndeshje, ku ka 53 fitore dhe shtatë humbje.

Meçi zhvillohet në “Neue Sporthalle”, në Augsburg të Gjermanisë dhe pritet të nis nga ora 23:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat