Mundësi që të shpenzojnë deri në 2 milionë dollarë

Boksi

Mundësi që të shpenzojnë deri në 2 milionë dollarë

Më: 11 maj 2024 Në ora: 12:51
Xhek Pol e Majk Tajson

Biletat për ndeshjen mes Majk Tajsonit dhe Xhek Polit kanë dalë në shitje për minimalisht 100 dollarë, por sportdashësit e apasionuar mund të kenë mundësi që të shpenzojnë deri në 2 milionë dollarë.

Paketa VIP për ndeshjen e 20 korrikut përfshin një sërë privilegjesh për zotëruesit e tyre.

Kush pajiset me këtë biletë ka mundësi që:

Të bëjë fotografi me secilin prej boksierëve përpara takimi si dhe mundësi për të t’iu marrë autograf në doreza boksierësh.

Të akomodohet përrreth ringut. Sipas organizatorëve ulëset kurrë më parë s’janë vendosur kaq pranë ringut dhe në pozicion ku shikohen mjaft mirë protagonistët.

Të sistemohet në një dhomë private me një bar special ku do të serviret ushqim i zgjedhur si dhe një mënyrë krejt unike e të hyrit në impiant. 

Të akomodohet në një hotel luksoz dhe të ketë mundësi për të qenë në sallë gjatë peshimit të dy boksierëve më 19 korrik.

Sipas organizatorëve të eventit biletat do të dalin në shitje të enjten dhe deri më tani kanë qenë plot 120.000 tifozë, të cilët janë rregjistruar për të patur mundësinë e parablerjes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat