E mposhti Furyn me spektakël, por ja pse Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boksi

E mposhti Furyn me spektakël, por ja pse Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Më: 19 maj 2024 Në ora: 10:24
Usyk dhe Fury

Oleksandr Usyk do të jetë në gjendje që ta quajë vetën si kampion i padiskuteshëm i peshave të rënda në boks vetëm për disa javë, sipas një raportimi të fundit.

Usyk doli fitues në atë që cilësohej si “meçi i shekullit” pasi e mposhti Furyn me vendim të ndarë të gjyqtarëve në Arabinë Saudite.

Fury humbi titullin në kategorinë WBC, ndërsa Usyk i shtoi titujt e kategorive WBA, IBF dhe WBO.

Por, përkundër të gjithë vëmendjes mbi atë që u bë boksieri i parë që shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks që 25 vite, ky status ukrainasit do t’i takojë vetëm për pak javë.

Gazetari i boksit, Dan Rafael, ka raportuar se fituesi i këtij meçi do ta mbajë titullin e kampionit të padiskutueshëm për më pak se dy javë.

Është raportuar se kontratat e Furyt dhe Usykut diktojnë që ata duhet të lirojnë rripin IBF dhe për këtë arsye për këtë titull do të luftojnë Filip Hrgovic dhe Daniel Dubois.

Hrgovic dhe Dubois do të përballen me njëri-tjetrin më 1 qershor, vetëm 14 ditë pas meçit mes Fury dhe Usyk.

Usyk dhe Fury në anën tjetër tashmë janë pajtuar për një meç të dytë, i cili sipas raportimeve të para do të zhvillohet në muajin tetor.

Shefi i Arabisë Saudite, Turki Alalshikh, ka zbuluar se fituesi i Hrgovic vs Dubois do të ballafaqohet me Anthony Joshuan në shtator të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat