Boksieri ukrainas fiton turneun “Lah Nimani”

Boksi

Boksieri ukrainas fiton turneun “Lah Nimani”

Më: 19 maj 2024 Në ora: 19:34
Boksierët

Volodimir Melençuk nga Ukraina, e ka fituar trofeun kryesor në edicionin e 16-të të turneut ndërkombëtar në boks Lah Nimani.

Gara e dedikuar tash e sa vite grupmoshës së të rinjve, ka sjellë në këtë edicion, një konkurrencë jashtëzakonisht të madhe, pas ardhjes së dy shteteve që njihen për cilësitë në këtë sport, Polonisë e Ukrainës.

Pjesëmarrësit tradicionalë të garës, Shqipëria, Mali I Zi, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, po ashtu janë paraqitur me boksierë cilësorë.

Melençuk e pranoi trofeun nga djali I trajnerit Lah Nimani, Istrefi dhe talenti i ri ishte një nga 3 ukrainasit që morën çmime, pasi boksierja me perspektive u shpall Anhelina Filipçuk, kurse gjyqtari më i mirë Pavlo Vazilinçuk.

Epitetin e teknikut më të mirë e fitoi Ahmet Koçi nga Shqipëria, kurse çifti më luftarak u shpall dyshja Angel Dimitrov nga Bullgaria e Norbert Parkosh nga Polonia.

Boksieri më i mirë vendor u shpall Lumturim Xhoxhaj, kurse boksieri më i mirë i huaj Lisi Koxhaxhiku nga Maqedonia e Veriut.
Ky është edicioni I 16-të përmes së cilit përkujtohet jeta dhe vepra e strategut Kosovar, Lah Nimani, I cili ndërroi jetë në vitin 2008.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat