Aleksander Kallashi lufton në Karlsruhe 

Boksi

Aleksander Kallashi lufton në Karlsruhe 

Më: 21 maj 2024 Në ora: 11:16
Aleksander Kallashi

Aleksander Kallashi boksier i “ArenaRing Management Promotion” ka filluar përgitijet maksimale për ndeshjen e tij të ardhshme me 29.06.2024 në Karlsruhe të Gjermanisë, kurse pas 20 dite atë e pret edhe ndeshja në Garana të Maqedonisë si dhe sivjet do të luftoj për titullin UBO Intercontinental në Fier të Shqipërisë.

Kallashi po ndihet shumë mirë por edhe i motivuar andaj ai thotë se nuk mendon për asgjë tjetër vetëm për fitoret e radhës. Cekim se ai po fiton mbështetje edhe nga sponzorat dhe njëri prej tyre që i ka premtuar mbështetje maksimale madje edhe si sponsor gjeneral do jetë “Sellmanns Boutique Hotel”. “

Ky sport është i kushtueshëm dhe nëse nuk arrijmë të kemi sponsor është shumë e vështirë për të arritur rezultate kulmore, andaj falënderoj sponsorin tim të ri Sellmanss Boutique për mbështetje dhe i premtoj se nuk do ta zhgënjej.

Sa i përket përgatitjeve, kam filluar maksimalisht punës dhe besoj se ky vit do të jetë vetëm i imi”, deklaroi Kallashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat