Pse Ali nuk lejoi që emri i tij të vendoset në tokë

Boksi

Pse Ali nuk lejoi që emri i tij të vendoset në tokë

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 14:19
Ali në Walk of Fame

Fotografitë e shumë turistëve në “Walk of Fame” ua kanë tërhequr vëmendjen shumë dashamirëve të filmit, muzikës e sportit. Por, ajo rrugë ka edhe një gjë tjetër të veçantë, që lidhjet me Muhammad Ali.

Në vitin 2002, Muhammad Ali është nderuar me një yll në Hollywood Walk of Fame, por që jo me yllin e njëjtë si me të tjerëve. Ai yllin e tij e ka në mur, e jo në pllakat e shëtitores. Kështu që Ali është i vetmi yll botëror që ka yllin në “The Wall of Fame”.

Por, pse ka ndodhur një gjë e tillë, ka treguar vetë Ali atë kohë, pasi kjo gjë ishte bërë me kërkesën e tij.

“Kjo ka ndodhur sepse nuk dëshiroj që të shkelin njerëzit që nuk më respektojnë”, ka thënë Ali, teksa ka shtuar se emri i tij, që është emri i profetit Mohammad dhe ka qenë e papranueshme që njerëzit të shkelin mbi emrin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat