Tyson Fury mbetet pa tituj

Boksi

Tyson Fury mbetet pa tituj

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 07:04
Tyson Fury

Tyson Fury ka liruar titujt e peshave të rënda WBO dhe WBA për t’u fokusuar në rikuperimin e tij nga një krizë, të cilën e ka pësuar gjatë muajve të fundit.

Boksieri anglez është testuar pozitiv për përdorimin e substancave të palejuara, raporton BBC.

Në një intervistë gjatë javës së kaluar, boksieri problematik ka pranuar të ketë përdorur kokainë për t’u përballur me depresionin.

Shefi i WBO-së, Luis Batista-Salas më parë kishte njoftuar se Fury do t’i humb titujt për shkak të jo aktivitetit, shkeljes së kontratës dhe përdorimit të substancave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat