Dreshaj tregon rrezikun nga i vjen Haxhi Krasniqit nga Abraham

Boksi

Dreshaj tregon rrezikun nga i vjen Haxhi Krasniqit nga Abraham

Nga: Kemajl Goca Më: 26 tetor 2016 Në ora: 13:39
Haxhi Krasniqi e Luan Dreshaj

Haxhi Krasniqi, boksieri i mirënjohuri shqiptar, ka gjasa që të ballafaqohet me boksierin armen me nënshtetësi gjermane, Arthur Abraham.  Kampi i Haxhiut ka thënë se duhet shumë gjëra të sqarohen me 12 nëntor.  Këshilltari i Haxhi Krasniqit, Luan Dreshaj, tha për gazetën kombëtare “Bota sot” se janë në një pozitë të mirë. “Besoj se jemi në një pozitë të mirë dhe gjasat janë të mëdha. Por Abraham duhet të fiton ndaj Murrayt me 12 nëntor, ndryshe ai nuk do të ishte interesant për ne!”, tha Dreshaj. “Abraham tani është numër 2 i botës, Haxhiu numër 3, andaj WBO e ka përcaktuar një duel kualifikues. Fituesi pastaj ka të drejt të lufton ndaj kampionit të botës. Por Abraham është një super yll në boksin botëror, andaj një duel ndaj tij do të ishte madhështor”, tha Dreshaj, duke treguar edhe pikat më të forta që ka kundërshtari i mundshëm i Krasniqit. “Abraham është i paparashikueshëm, është i njohur si KnockOut-er dhe është i rrezikshëm në çdo mënyrë, por Haxhiu tani është boksier më i mirë se ai, andaj besoj në fitore”, shpreh optimizmin Dreshaj. A po vjen koha që Krasniqi të stoliset me titullin e kampionit në kategorinë super të mesme? “Patjetër se po, Haxhiu është në kohën më të mirë të tij”, ka thënë Dreshaj.  Krasniqi po përgatitet maksimalisht dhe që të jetë gati për çdo betejë dhe të dalë triumfues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat