Shalës i vjen keq për humbjen në Suedi

Boksi

Shalës i vjen keq për humbjen në Suedi

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 13:52
Shpëtim Shala

Boksieri nga Kosova, Shpëtim Shala, i vjen keq për humbjen në Nykoping të Suedisë. Ai pësoi nga suedezi Eric Skoglund, pikërisht në rundin e 11-të, në luftën për titullin “WBA Intercontinental”. Shala ka shkruar në profilin e tij, duke shprehur keqardhje për humbje, edhe pse boksoi jashtëzakonisht mirë: “Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe mesazheve të panumërta qëmi keni dërguar. Për fat te keq nuk arrita më e fituar meçin kundër Erik Skoglund, e dhash maksimumin deri në momentin e fundit dhe u mundova që ta prezantoj me dinjitet vendin tim. Me vjen shumë keq për ata që janë zhgënjyer dhe i falënderoj përzemërsisht ata që qëndrojnë prapa meje. E falënderojë shumë ekipin tim dhe Erik Skoglundit ja uroj fitoren”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat