Ja sa do të kushtojnë biletat e meçit 1 miliard dollarë, Mayweather-McGregor

Boksi

Ja sa do të kushtojnë biletat e meçit 1 miliard dollarë, Mayweather-McGregor

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 06:48
Mayweather-McGregor

Boksieri i pamposhtur i peshave të lehta, Mayweather do të përballet me kampionin dyfishtë të UFC, McGregor, në meçin e shumëpritur më 26 gusht në Las Vegas.

Dueli do të zhvillohet ose në MGM Grand Garden ose në T-Mobile Arena Las Vegas, ndërsa nuk janë bërë publike detajet e marrëveshjes.

Megjithatë, ajo që iu ka interesuar më shumë fansave të këtyre dy sportistëve të sporteve luftarake, janë çmimet e biletave për këtë super-meç.

Sipas informatave të parë ta dala vihet re se çmimet e biletave do të jenë të ‘kripura’, ku bileta më e lirë mendohet të jetë 2750 funte, përcjell Telegrafi.

Bileta prej 2750 funteve mendohet të jetë në nivelin më të lartë të tribunave të emëruar si niveli 200, ndërsa bileta e nivelit 100 mendohet të jetë 3950 funte.

Niveli më i ulët i shkallëve të tribunave mendohet se do të ketë çmimin e biletave prej 4750 funteve, ndërsa çmimi i vendeve në dysheme fillon nga 25.000 funte.

Afër ringut biletat pritet të kenë çmim prej 30.000 mijë funteve, ndërsa rendi i parë hiç më pak 34.000 funte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat