Golokvin – Alvarez: Parashikimet, koha dhe transmetimi i meçit

Boksi

Golokvin – Alvarez: Parashikimet, koha dhe transmetimi i meçit

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 00:17
Golokvin – Alvarez

Tani që “cirku” mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor ka përfunduar, sytë e botës së boksit kthehen kah meçi mes dy boksierëve më të mirë në botë për kategorinë e mesme, Canelo Alvarez dhe Gennady Golovkin.

Canelo Alvarez është duke bërë përpjekje që të rikthehet në krye të kategorisë së mesme në boks dhe ta mposhtë kampionin e pamposhtur deri më tani në boks, Gennady Golokvin, i cili mban titujt në kategoritë IBF, IBO, WBA dhe WBC.

Sidoqoftë, meksikani duhet të jetë i gatshëm për luftën, pasi ka humbur vetëm një nga 51 meçet e karrierës së tij – dhe atë të vetmen nga Floyd Mayweather, raporton Insajderi.

Këtu keni gjithçka që duhet të dini për meçin:

Kur do të zhvillohet meçi dhe në çfarë kohe?

Është nesër në mëngjes! Për fat të keq, ndeshja do të zhvillohet në Las Vegas me fillim nga ora 21:00, e që në Kosovë i bie të fillojë në orën 03:00.

Ku do të zhvillohet “lufta”?

Meçi midis dy boksierëve më të mirë të planetit, në kategorinë e mesme, do të zhvillohet në të njëjtin vend ku u zhvillua meçi mes Mayweather dhe McGregor. Në T-Mobile Arena në Las Vegas.

Ku mund ta shikojë meçin?

Për tifozët kosovarë të boksit, ndeshja nuk do të transmetohet në asnjë rrjet kabllor. Asnjë nga kompanitë kabllore që operojnë në Kosovë nuk ka shprehur interesim që të bëjë të drejtat për transmetimin e Alvarez-Golokvin.

Megjithatë, për kosovarët që jetojnë jashtë vendit, mund ta ndjekin meçin në këto kanale televizive në disa vende të botës:

Australia – Main Event
Canada – Canal Indigo
Denmark – ViaPlay
Finland – ViaPlay
France – beIN Sports
Germany – DAZN
Ireland – BoxNation Box Office
Japan – WOWOW Prime
Kazakhstan – Qazaqstan/Qazsport
Mexico – TV Azteca/Televisa
Neë Zealand – SKY Arena
Norëay – ViaPlay
Poland – Polsat Sport
Spain – beIN CONNECT/Opensport
Sëeden – ViaPlay
Ukraine – XSPORT Online
United Kingdom – BoxNation Box Office
Amerikë – HBO PPV

Cilat janë rekordet e të dy boksierëve?

Golovkin: 37 lufta, 37 fitore (33 me nokaut)

Alvarez: 51 lufa, 49 fitore, 1 barazim, 1 humbje (34 me nokaut)

Cilat janë parashikimet mbi duelin?

Ish-kampioni i pamposhtur i botës, Floyd Mayweather, e mbështet meksikanin Canelo Alvarez. Thotë se vetëm Canelo mund ta mposhtë me lehtësi Gennadyn.

“A mendoj se Triple G (Golokvin v.j) mund ta mundë Canelon? Absolutisht jo. Unë mendoj se vetëm pak boksierë mund ta mposhtin Golokvinin, dhe Canelo është në krye të kësaj liste. Unë besoj se ai do ta mposhtë Golokvinin. Unë me të vërtetë besoj se Triple G ka fuqi të mirë goditëse si një luftëtar. Ai ka një fuqi të madhe, por ai bën shumë gabime”, ka thënë Mayweather.

Edhe boksieri britanik Amir Khan mbështet meksikanin.

“Unë sinqerisht mendoj se ai [Canelo ALvarez v.j] e mposhtë Triple G-në. Shumë njerëz e nënvlerësojnë atë, unë nuk e di pse. Unë jam ndeshur në ring me Canelon. Nuk jam ndeshur kurrë me Gennadyn, por unë kam qenë në ring me Canelon dhe ai vështirë pëson goditje”, ka thënë Khan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat