Kik-boksierët bëjnë matjen, gati për Kampionatin Ballkanik

Boksi

Kik-boksierët bëjnë matjen, gati për Kampionatin Ballkanik

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 20:30
Kik bokserat

Ekspedita e Kosovës në orët e mbrëmjes kanë arritur në Bjelo Ploje te Malit te Zi, ku nesër do të nis Kampionatin Ballkanik i kik-boksit.

Kosova, e cila në këtë garë do të paraqitet më katër kik-boksier për herë të parë merr pjesë në një evenimet të tillë ballkanik.

Shumica e shteteve ballkanike tashmë ndodhen në ketë qytet të Malit te Zi, derisa garuesit kanë kryer matjet që bëhen zakonisht para dueleve.

Presidenti i Federatës së Kik-Boksit të Kosovës, Famir Makolli i tha KosovaPress-it se gjithçka është gati për garat e Kampionatit Ballkanik. Sipas tij, për shkak të buxhetit të vogël, Kosova në këtë kampionat do të përfaqësohet vetëm më katër kik-boksierë.

“Dëshira jonë ka qenë qe ne te kemi më shumë garues në Kampionatin Ballkanik, por për shkak të buxhetit të vogël, në këtë turne do të marrim pjesë vetëm më katër kik-boksierë”, tha Makolli.

“Shpresoj se garuesit tonë do të kenë paraqitje të mirë dhe natyrisht se shpresojmë së nuk do të kthehemi në Kosovë pa medalje”, theksoi ai.

Ndërkohë, optimist për paraqitje të mirë të garuesve në Kampionatin Ballkanik, është shprehur edhe përzgjedhësi i Kosovës, Lutfi Menxhiqi.

“Kik-boksierët janë në formë të mirë. Janë të përgatitur mirë dhe të gatshëm për sfidat që nesërme. Besoj se do të kemi paraqitje të mirë, e pse jo të mos fitojmë edhe medalje”, pohoi Menxhiqi.

Garat e Kampionatit Ballkanik do të nisi nesër në orën 10:00, derisa paraprakisht do të tërhiqet shorti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat