Ibishi rrëmben medaljen e artë, Behrami të argjendtën

Boksi

Ibishi rrëmben medaljen e artë, Behrami të argjendtën

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 12:12
Boksi

Valdrini Ibishi ka rrëmbyer medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të Kik-Boksit që po mbahet në Bjelo Polje të Malit të Zi.

Ibishi në finale fitojë pa luftë pasi që kundërshtari nga Bosnja e Hercegovina, Hajrudin Camdiziq, nuk ishte i gatshëm të ballafaqohet me kik-boksierin tonë, kështu që garuesi i përfaqësueses së Kosovës stolsiet me medalje të artë.

Ndërkohë, Gëzim Behrami, një tjetër kik-boksier i yni fitojë medalje të argjendtë, pasi që në finale u mund nga malazezi, Luka Petrusiq.

Image

Ky duel ishte një nga meçet më të mirë, ku u shkëmbyen goditje të njëpasnjëshme nga të dy boksierët, veçmas nga kik-boksieri ynë, i cili në dy rundet e fundit bëri luftë më të fortë, po që në fund fitores iu gëzua malazezi.

Medalje të bronzte ka fituar edhe Denis Halimi. Pas pak pritet dueli ms Dardan Menxhiqit dhe bullgarit Dimitar Panqev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat