Gashi: Me sport na njeh Evropa dhe mbarë bota

Boksi

Gashi: Me sport na njeh Evropa dhe mbarë bota

Nga: K.G. Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 18:29
Një foto në Gërmi

Ish kampioni i boksit dhe tani drejtor sportiv e trajner në klubin e boksit Prishtina, Gazmend Gashi, tha se e preferon shumë vrapimin në natyrë. Ai ka vrapuar në parkun e Gërmisë me organizatën Kosova trail running asocciation, sportisti veç punës profesionale në Klubin e boksit Prishtina, jashtë saj preferon vrapimin të cilin e aplikon që disa vite në atletikë.

Ai është dëshmuar në disa gjysmëmaratona që ka marrë pjesë në Kosovë dhe atyre ndërkombëtare. Gazi tha se është kënaqësi me vrapuar me ekipin KTRA ku ka njerëz të shkëlqyeshëm nga lëmi të ndryshme ku vrapimi i bashkon në vendin më të bukur që ka Prishtina (Gërmi).

“Ju bëj thirrje rinisë dhe gjitha moshave pa dallim të merren me sport me aktivitete të ndryshme sportive, në rend të parë fitojmë shëndet më të mirë dhe me sport na njeh Evropa dhe mbarë bota”, tha Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat