Planifikon një vit të madh!

Boksi

Planifikon një vit të madh!

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 18:35
Pamje nga një meç

Boksieri britanik, Tony Bellew, është optimistë i madh për vitin 2018. Ai beson e shpreson se viti i ardhshëm do të jetë në favor të tij dhe madje zotohet se do t’i shkatërrojë rivalët. “Plani im për vitin 2018 është të mbyll karrierën e dy kampionëve të botës, fillimisht atë të David Haye dhe më pas atë të Tyson Fury”, tha Bellew, që më 5 maj të vitit të ardhshëm do të zhvillojë revanshin me Haye.

Ky meç pa dyshim se pritet me shumë emocione edhe pse ka ende kohë, por që do të jetë tejet interesant kur dihen edhe cilësitë e Hayes. Kjo përballje mes dy boksierëve britanikë duhej të zhvillohej më 17 dhjetor, por ish-kampioni i botës Haye u lëndua një muaj më parë në krahun e majtë, duke e bërë të pamundur revanshin.

Por u vendos që kjo sfidë e dytë të zhvillohet më 5 maj të vitit të ardhshëm. “Unë do ta mbyll karrierën e këtyre dy boksierëve deri në fund të vitit tjetër. Po planifikoj një vit të madh. Unë nuk e di se për sa kohë do të dueloj në ring, por unë e di që mund t’i mposht këta dy boksierë dhe t’i largoj një herë e mirë nga ky sport, për të mirën e boksit”, u shpreh Bellew.  Britaniku lavdërohet se ka cilësi për të bërë mrekullinë dhe te stoliset me tituj.

Ai nuk i frikësohet asnjë boksierit dhe beson se ka fuqi për t’i shkatërruar kush do që i del para. “Unë besoj se jam një boksier shumë herë më i mirë se Fury. Unë shqetësohem nëse ai do të arrijë të kapë formën dhe peshën e duhur për t’u rikthyer. Unë e di që mund ta mposht Fury edhe pse është i pamposhtur”, ka thënë Bellew, i cili tani tërë vëmendjen e ka për sfidën me Hayen në maj të vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat