McGregor: Do të rikthehem në 2018-ën. Luftëtarë, filloni aplikimet

Boksi

McGregor: Do të rikthehem në 2018-ën. Luftëtarë, filloni aplikimet

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 23:47
Donor McGregor

Donor McGregor ka nxitur kundërshtarët potencialë të lobojnë për t’u përballur me të teksa kërkon të rikthehet në 2018.

Irlandezi herën e fundit që u ndesh ishte në gusht ndaj Floyd Mayweather në ringun e boksit.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një ndeshje tjetër boksi apo nëse do të rikthehet në UFC me McGregor që pranon se është duke eksploruar mundësitë.

Por kundërshtari i ardhshëm duhet të jetë tërheqës në mënyrë që të sigurojnë sa më shumë para.

“Fokusi im është të rikthehem në ringun e duhur ose në oktagon. 2017 ishte historike. Kam tejkaluar pritshmëritë e mia,” shprehet ai për Betsafe.

“Në këtë fazë të karrierës sime, siç ka qenë në shumicën e karrierës sime në UFC, kundërshtarët potencialë duhet të lobojnë për ndeshjet me mua.

“Conor McGregor mund të shfaqet kudo. Jam më i miri i kësaj loje, lojës së uiskit, apo çfarëdo biznesi që do të më shfaqet në të ardhmen.

“Dua patjetër të rikthehem të luftoj në 2018 por duhet të jetë për një shifër që i përshtatet aftësisë sime.

“Unë dhe ekipi im jemi duke negociuar vazhdimisht me UFC, dhe nëse marrëveshja ka kuptim komercial për ne, atëherë do të luftoj për kompaninë time në 2018.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat