Nokautimi i Arnold Gjergjajt, reagon trajneri i tronditur

Boksi

Nokautimi i Arnold Gjergjajt, reagon trajneri i tronditur

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 17:37
Momenti i goditjes ‘vrasëse’

Pas humbjes së Arnold Gjergjajt nga irlandezi Sean Turner, ka reaguar Angelo Gallina, trajneri i boksierit shqiptar.

Ai është shprehur i tronditur për humbjen, teksa ka thënë se në boks është normale të humbësh kur rrëzohesh një herë në raundet e para.

“Është një tronditje”, tha trajneri i Gjergjajt, Angelo Gallina. “Në boks, është normale: Kur rrëzohesh një herë, rrëzohesh sërish. Kjo na ndodhi sot.”

Në këtë gjendje Gjergjaj vështirë se do të arrijë deri tek meçet e mëdha, për të cilat ka shpresuar.

“Si duhet të vazhdojë? Asnjë boksier apo menaxher nuk dëshiron të flasë për këtë mbrëmje”, deklaroi Gallina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat