Ahmetaj synon titullin e botës

Boksi

Ahmetaj synon titullin e botës

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 18:25
Ahmetaj e Halit Nezaj

Kick-boksieri Shpejtim Ahmetaj është gati për meçin e radhës. Shpejtim Ahmetaj i lindur në fshatin Isniq të komunës së Deçanit, do të ndeshet me turkun Kadir Tastan për titullin e botës WAKO Pro, që mbahet në palestrën ‘Karagaç’ në Pejë pikërisht me 16 dhjetor (20.00).

Tash, synim i tij është titulli i kampionit të botës në WAKO Pro, e cila është një Federatë që njihet nga sport akordi dhe që Kosova është pranuar në këtë Federatë. Falë të gjitha sukseseve dëshira e tij është e madhe ta rrëmbej këtë titull që do të jetë më i vlefshmi në karrierën e kikboksit profesional.

Image

Në mbështetje të madhe vjen edhe kampioni i shumëfishtë, Azem Maksutaj. Trajneri Lekë Ramoja e ka përgatitur Ahmetaj për këtë revansh në maksimum sepse ky meç është shumë me rëndësi të madhe për karrierën e ardhshme: Stërvitjet ishin të vazhdueshëm, çdo ditë tri herë në ditë gjatë gjithë vitit pa ndërprerë asnjë ditë”, thotë Halit Nezaj, këshilltar për media. Nezaj thotë se Ahmetaj është në top – formë po ashtu i përgatitur me koncentrim të lartë dhe është i përgatitur, me synim për fitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat