Bogujevci: Azizin e prura për një krelanë me duça me boksuar në klub

Boksi

Bogujevci: Azizin e prura për një krelanë me duça me boksuar në klub

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 19:03
Ilustrim

Dy asat e boksit shumë herë flasin për të kaluarën dhe disa herë japin detaje interesante të jetës së tyre qoftë të sporteve por edhe të asaj private.

Nënkampioni i botës në boks për amator, në vitin 1978, Mehmet Bogujevci, e thotë hapur se si e kishte prurë në klubin e boksit Prishtina, Aziz Salihu, fituesin e medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Bogujevcit, ‘Zizi’ nuk ka qenë i shtrenjtë për të ardhur në KBO Prishtina. “Azizin e prura për një krelanë me duça në KBO Prishtina, ky ka qenë çmimi që pranoi ai të vijë e të boksoi në klubin e famshëm, pesë herë kampion e gjashtë herë nënkampion i ish Jugosllavisë”, ka treguar për gazetën kombëtare “Bota sot”, Bogujevci për atëkohë, që sot është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat