Salihu: Ministër e Qeveri, pse nuk më financuat turneun ‘Faleminderit Amerikë dhe Diasporë’?

Boksi

Salihu: Ministër e Qeveri, pse nuk më financuat turneun ‘Faleminderit Amerikë dhe Diasporë’?

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 15:26
Aziz Salihu

Aziz Salihu është i mllefosur shumë me Ministrinë e Sportit dhe Qeverinë e Kosovës, sepse nuk i lëshuan mjete për turneun ndërkombëtar “Faleminderit Amerikë” në boks, që ishte paraparë të mbahet sot në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Turneu është shtyrë për kohë të pacaktuar, ndërsa fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, ka një pyetje:  “Ministër e Qeveri, pse nuk më financuat turneun ‘Faleminderit Amerikë dhe Diasporë?’”. “Ideja ime ishte që të mbajë turneun ‘Faleminderit Amerikë dhe Diasporë’, sepse amerikanët dhe Diaspora kontribuuan shumë për Kosovën. Në turne do të merrni pjesë shtatë shtete dhe kishin përgatitur boksierët, por që u desh të shtyhet, sepse nuk mi qitën mjetet ministria. 

Unë kam vrapuar herë në Gjilan, herë në Pejë, herë në Gjakovë, herë në Zvicër dhe kam pasur shpenzime të mëdha, por qe as 90 për qind nuk më ndihmuan. Ministrit të sportit i thash, se çdo vit e mbajë turneun e madh dhe vijnë shumë shtete. Dëgjova se mi kanë qitur 2000 euro, këto mjete si mjaftojnë as ligës së dhjetë. Unë u gëzove shumë kur në 25 vjetorin e Komitetit Olimpik të Kosovës, takova kryeparlamentarin Kadri Veselin dhe ministrin. Kadria me tha: Dërgoje një kërkesë e të ndihmojë, ndërsa ministri më premtoj që i lëshon paratë. Pse nuk mi lëshuan paratë, nuk e kam asnjë përgjigje”, tha Salihu. Ai tha se është i papunë: “Nuk është hera e parë që më ndodhin kësi gjëra dhe duhet ta dinë populli e diaspora, se ata në ministri duhet me ma gjet një vend pune, sepse e meritoj dhe vlej shumë më shumë se çdo njeri që është në ministri.

Marre është me luajtur me mu. Qeveri merr masa, se unë jam sëmurë nga këta njerëz, nga sekretari i ministrisë e drejtori i DSK-së.  Sepse po më gënjejnë. Kërkoj ta di nga ministri e kryeparlamentari, pse nuk dolën paratë!  Jam shumë i revoltuar, sepse po i bie që unë i mashtrova boksierët.  A është marre një sportist si unë me ia ul autoritetin e këta nuk janë askund. Në kohën më të keqe kam mbajtur mbi 50 turne ndërkombëtar, pra në kohën e okupimit.  I frikohen emrit tim! Është një njeri në Federatën e Boksit të Kosovës, që ai më ka bërë dallavere dhe kërkoj sa më shpejt të largohet nga federata”, thotë Salihu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat