Dana White takim me Mayweather për ta bindur për të dueluar në kafaz

Boksi

Dana White takim me Mayweather për ta bindur për të dueluar në kafaz

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 18:16
Dana White

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka konfirmuar se do të takojë përfaqësuesit e boksierit Floyd Mayweather për të bërë të mundur rikthimin e tij aktiv në të ardhmen. Ideja e numrit 1 të arteve  marciale mikse është që të zhvillohet sërish sfida e madhe Mayweather-McGregor, por këtë herë në kafaz.

“Unë i pari nuk kam besuar se do të ndodhte ndonjëherë duel mes Mayëeather dhe McGregor, por kjo gjë u realizuar. Ndaj, çdo gjë është e mundur në të ardhmen”, ka deklaruar sot presidenti Dana White.

Pak ditë më parë, boksieri amerikan deklaroi se nuk ka ndërmend të rikthehet aktiv, pas fitores ndaj McGregor më 26 gusht të këtij viti, por duket se situata mund të ndryshojë. UFC-ja i ofroi një shumë prej 1 miliardë dollarësh boksierit amerikan për të dueluar në kafaz dhe për t’u përballur në fund me Conor McGregor.

“Ne jemi të interesuar për të bërë diçka me Floyd. jemi realist dhe mendojmë se gjithçka është e mundur”, u shpreh Dana White, që ka konfirmuar se ky takim me stafin e Mayweather do të zhvillohet sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat